Kina liron amerikanët që i dënoi për veprimtari spiunazhi - 2001-07-25

Studjuesja kinezo-amerikane, Gao Zhan, tha se është e gëzuar që u kthye në Shtetet e Bashkuara pas pesë muajsh burgimi në Kinë e akuzuar për veprimtari spiunazhi. Zonja Gao e bëri këtë deklartë dje kur mbërriti në Uashington, ku ajo jeton dhe punon si profesore në Universitetin Amerikan. Zonja Gao tha se është e shqetësuar për familjen e saj në Kinë. Ajo u lirua nga burgu dje paradite, dy ditë para vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit, Colin Powell në Pekin. Presidenti Bush tha se është inkurajuar nga vendimi i Kinës për të liruar zonjën Gao dhe një studjues tjetër kinez me banim të përhershme në Shtetet e Bashkuara që u akuzuan për veprimtari spiunazhi në shërbim të Tajvanit. Presidenti tha se kjo shënon një pikë kthese në marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Kinën. Zonja Gao ishte dënuar me 10 vjet burgim në Kinë.