Vizita e presidentit Bush në Kosovë është pritur me interesim të madh dhe është cilësuar ngjarje e jashtëzakonshme nga shqiptarët e atjeshëm. Përfaqësuesit politik të tyre ndërkaq kanë nënvizuar se vizitën e shohin si dëshmi për vazhdimësinë e politikës amerikan ndaj Kosovës dhe rajonit në përgjithësi.