Takimi i 8-shes shoqërohet me protesta - 2001-07-20

Udhëheqësit e vendeve më të industrializuara të botës po mblidhen në Gjenevë për takimin e nivelit të lartë të këtij viti të grupit të tetëshes, ndërkohë që protestuesit kundër globalizimit u përleshën me policinë përjashta godinës së takimit. Policia përdori gaz lotsjellës kundër protestusve në përpjekje për të pastruar të ashtuquajturën zonë të kuqe, e krijuar për të mbrojtur zonën ku zhvillohet takimi. Në godinë, udhëheqësit nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia janë mbledhur për të diskutuar lidhur me gjendjen e ekonomisë botërore. Po sot më vonë, në takim do të marrë pjesë edhe Rusia për bisedimet e grupit të tetëshes. Udhëheqësit e takimit të Gjenovës pritet të njoftojnë një fond prej 1 miliardë dollarësh për shëndetin në botë, për të luftuar sëmundjen e Sidës, tuberkulozin dhe sëmundje të tjera ngjitëse.