Indonezi: Wahid cakton shef të ri policie - 2001-07-20

Presidenti i Indonezisë, Abdurrahman Wahid caktoi përkohësisht një shef të ri të policisë, pas paralajmërimit se emërimi i shefit të policisë do të nxiste procedura të menjëhershme për shkarkimin e presidentit. Në një ceremoni që u mbajt sot në pallatin presidencial, zoti Wahid caktoi Chairuddin Ismailin si komandant të përkohshëm të policisë - që në thelb është e njejta detyrë që ai ka kryer që kur zoti Wahid shkarkoi ish-gjeneralin Suroyo Bimantoro. Kryetari i parlamentit të Indonezisë, Amien Rais kishte paralajmëruar më parë se ligjëvënësit do të mblidheshin nesër për një sesion të posaçëm për të shkarkuar presidentit Wahid në se ai do të emëronte shefin e ri të policisë.