Kina do të kthejë avionin amerikan - 2001-05-24

Pekini bëri të ditur se ka pranuar propozimet amerikane për çmontimin e aeroplanit amerikan të zbulimit në Kinë dhe trasportimin e pjesëve të tij në Shtetet e Bashkuara. Një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze e bëri sot këtë njoftim, duke vënë në dukje se bisedimet për hollësitë teknike për nxjerrjen e aeroplanit nga Kina vazhdojnë dhe se plani i veprimeve ende nuk është përfunduar. Ambasada amerikane në Pelin nuk ka bërë ndonjë konfirmim se të dy palët kanë arritur marrëveshje për këtë çështje, por tha se janë planifikuar bisdimeve të mëtejshme me palën kineze Më parë Washingtoni kishte shpresuar ta riparonte aeroplanin dhe ta kthente atë në Shtetet e Bashkuara, por Pekini e përjashtoi një variant të tillë. Aeroplani i zbulimit i marinës amerikane ndodhet në ishullin Hainan të Kinës, që kur bëri një ulje të detyruar më 1 prill, pas përplasjes me një avion luftarak kinez.