Në dy komuna të Kosovës ku të dielën do të rivotohet për pushtetin
lokal, sot ka filluar fushata zgjedhore që do të zgjasë pesë ditë.
Rivotimet në Prizren e Lipjan u urdhëruan nga Komisioni Qendror i
zgjedhjeve për shkak të parregullsive që përshkuan raundin e dytë të
zgjedhjeve, që u mbajtën më 13 dhjetor të vitit të kaluar. E paqartë
ndërkaq vazhdon të mbetet çështja nëse do të ketë apo jo rivotime në
komunën e Gjilanit, ku po ashtu janë regjistruar parregullsi.
Përmbyllja e procesit të zgjedhjeve për pushtetin lokal pritet të
ushtrojë ndikim edhe në qeverinë qendrore të vendit.