Punonjësit e ndihmave në Haiti thonë se përpjekjet e ndihmave po fillojnë të japin rezultat, megjithatë pakënaqësitë po shtohen në Porto Prins, ku banorët thonë se nuk kanë ushqime, ujë dhe një qeveri.
Zyrtarët thanë se në mbarë kryeqytetin po hapen spitale dhe po shpërndahen ndihmat ushqimore, ndërsa aeroplanët që mbrrijnë në aeroport po shtohen. Programi Botëror i Ushqimir ka në plan të shpërndajë sot racione ushqimore për 95 mijë njerëz në Porto Prins.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, premtoi përshpejtimin e shpërndarjes së ndihmave. Sot ai do të informojë Këshillin e Sigurimit rreth gjendjes në Haiti.
Ish presidenti amerikan Bill Klinton mbrin sot në atë vend për të shpërndarë ndihmat dhe për t'u takuar me Presidentin Rëne Preval.
Haitianët ankohen se zoti Preval nuk është parë fare që prej tërmetit prej 7 ballësh që shkatërroi gati gjithë kryeqytetin.
Dhjetra mijëra trupa janë hedhur në varre masive. Zyrtarët haitianë thonë se deri në 200 mijë njerëz mund të kenë vdekur nga tërmeti.