Maqedoni, problem pasaportat dygjuhëshe

Nëpër zyrat për pajisje me dokumente personale në Maqedoni mungojnë pasaportat biometrike që përmbajnë edhe gjuhën shqipe. Zyrtarët kompetentë nuk dinë se kur do të vijnë ekzemplarët e dokumenteve të udhëtimit nga një firmë gjermane e cila i përgatit ato. Ndërkohë, qytetarët shqiptarë detyrohen të marrin pasaporta ku nuk figuron gjuha shqipe ose nuk i marrin fare ato, në pritje të pasaportave dygjuhëshe. Kjo gjë ka shkaktuar reagime politike në vend.