Rreshje të shumta dëbore vazhdojnë në Evropën Veriore

Rreshje të shumta dëbore si pasojë e erërave arktike vazhdojnë të bien në Evropën veriore duke bllokuar komunitete të tëra dhe duke shkaktuar pezullimin thuajse të plot të transportit hekurudhor e ajror.

Moti, që i atribuohet një trysnie atmosferike të veçantë e quajtur Daisy, vazhdoi sot të bllokojë trafikun ajror dhe hekurudhor në Britani, Irlandë, vendet balltike, Gjermani dhe Francë. Republika Çeke ka njoftuar për gjashtë vdekje që lidhen me motin e keq që nga e premtja. Të paktën katër shoferë gjetën vdekjen në Belgjikë.

Ndërprerje të shumta të rrugës janë njoftuar në Poloninë jugore ndërsa ekipet e kërkimit në Gjermani nxorrën më shumë se 150 motoristë të bllokuar gjatë natës në një autostradë të ngrirë nga dëbora.

Në Rusi, pesë persona gjetën vdekjen nga një ortek dje në Kaukaze. Më shumë se 100 veta kanë vdekur në kontinent që kur filloi moti i ftohtë gati dy javë më parë. //iç//