Tadiç në Kosovë me rastin e krishtlindjeve ortodokse

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, po qëndron për një vizitë në Kosovë me rastin e krishtlindjeve ortodokse. Qeveria në Prishtinë e cila e ka marrë kërkesën për këtë vizitë nga zyra e përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian, tha se i ka lejuar presidentit serb këtë vizitë me karakter fetar, por me kusht që të mos keqpërdoret për qëllime politike. Serbia vazhdon ta kundërshtojë pavarësinë e Kosovës të cilën e kanë njohur deri tani 64 vende të botës. Të premten në Kosovë ndërkaq pritet të vizitojë Kosovën presidenti kroat Stipe Mesiç.