Turma të mëdha njerëzish në qytetin Pasadena dolën në ditën e parë të vitit të Ri për të parë paradën e trëndafilave, një paradë e përvitshme kjo me platformat lëvizëse të mbuluara me lule, marshimin e kuajve dhe bandat frymore.
Në paradë morën pjesë krijime nga universtieti i Oregonit, një platformë lëvizëse nga qyteti i Meksikës si dhe kërcimtarë me kostume tradicionale të rajoneve. Këtë vit, parada e 121 e Trëndafilave u drejtuar nga piloti amerikan që uli avionin në lumin Hudson të Nju Jorkut.
Pjesëmarrësit përshëndetën kapitenin Sullenberger së bashku me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij. Gjatë dekadave, nderi i marshallit apo drejtuesit të paradës u është dhënë këngëtarëve, astronautëve , atletëve dhe politikanëve.