Vdes patriarku Pavle i Kishës Ortodokse serbe


Kreu i Kishës Ortodokse serbe Partriarku Pavle, vdiq dje në një spital ushtarak në Beograd. Ai ishte 95 vjeç.

Patriarku, i cili mori drejtimin e kishës në vitin 1990, kishte shëndet të dobët për disa vite dhe ishte shtruar shpesh në spital. Kisha tha sot se ai vdiq nga një goditje në zemër.

Pavle mori drejtimin e kishës përpara shpërbërjes së dhunshme të ish Jugosllavisë. Atij i njihet merita për pozicionimin e kishës si një zë me influencë në politikën serbe dhe opinionin publik pas rënies së komunizmin në vitin 1991.

Presidenti serb Boris Tadiç e quajti sot vdekjen e patriarkut një humbje të madhe, duke përmendur se konsultohej me të vazhdimisht për vendime të rëndësishme kombëtare. Presidenti e cilësoi atë “si një nga ata njerëz që vetëm me praninë e tyre bashkojnë mbarë vendin”.//rd//