Policia në Pakistan tha se një shpërthim vetvrasës shkaktoi të paktën 35 viktima në afërsi të selisë së ushtrisë në Ravalpindi. Më shumë se 30 të tjerë u plagosën.
Disa orë më vonë një tjetër shpërthim pranë në pike kontrolli në qytetin Lahore plagosi shtatë persona përfshirë disa policë. Dy persona të dyshuar si militantë u vranë në sulm.
Shpërthimet ndodhin ndërkohë që qeveria ka ofruar shpërblim për kapjen e udhëheqësve të Talebanit. Reklamat në gazeta ofrojnë deri në 5 milionë dollarë për kapjen ose për informacione që çojnë në kapjen e Hakimullah Mehsudit dhe dhjetra talebanëve të tjerë në Pakistan.
Ushtria vazhdon ofensivën kundër militantëve në Vaziristanin jugor. Talebanët vranë qindra njerëz muajin e kaluar në përgjigje të sulmeve në pjesë të tjera të Pakistanit. //lk