Në Kosovë, autoritetet shpallën ditën e sotme ditë zie në shenjë
nderimi për një grup qytetarësh, që humbën jetën gjatë përpjekjeve për
të emigruar në Evropën perëndimore. Incidenti, ku mendohet se humbën
jetën 16 veta, ndodhi nga mesi i tetorit në lumin Tisa në kufirin
ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë. Deri tani janë identifikuar tetë
viktima të kësaj ngjarjeje tragjike.