Diplomatët i bëjnë thirrje Pres. Karzai të pranojë rezultatin e zgjedhjeve

Trysnia vazhdoi të shtohet sot mbi presidentin Hamid Karzai për të pranuar një balotazh të mundshëm në zgjedhjet e debatueshme presidenciale të Afganistanit.

Zyrtarë të huaj i kanë bërë thirrje zotit Karzai të pranojë rezultatet e një hetimi për manipulime nga një komision i mbështetur nga OKB-ja që mund të vendosë nëse zgjedhjet e debatueshme do të shkojnë në balotazh.

Ministri i jashtëm francez Bernard Kouchner, senatori amerikan John Kerry dhe ish ambasadori amerikan në Afganistan Zalmay Kalilzad u takuan me zotin Karzai dje në Kabul para njoftimit shumë të vonuar të Komisionit Elektoral të Ankesave.

Senatori Kerry tha se do të jetë papërgjegjshmëri për Shtetet e Bashkuara të dërgojnë më shumë trupa në Afganistan ndërkohë që rezultati i zgjedhjeve nuk është ende i qartë.

Rezultatet paraprake të publikuara muajin e kaluar i dhanë zotit Karzai 54 përqind të votave.

Sfiduesi i tij kryesor, ish ministri i jashtëm Abdullah Abdullah ka 28 përqind. Por në se komisioni shpall disa vota të pavlefshme, do të jetë i nevojshëm balotazhi. (ze)