Një lum dhe një kufi mes shtetesh ndajnë qytetin Huaréz në Meksikë nga El Paso në Shtetet e Bashkuara. Megjithëse në shumë aspekte këto dy qytete përfaqësojnë 2 botë të ndryshme – Huaréz nga njëra anë është i varfër dhe i dominuar nga krimi, ndërsa El Paso është qyteti i begatë dhe relativisht i qetë - këto dy qytete i bashkojnë lidhje të forta. Një prej tyre është familja e Hezus dhe Maria Ruiz dhe shoqata bamirëse që kanë themeluar ata.
Autostrada numër 10 në Shtetet e Bashkuara është një arterie kryesore në qytetin El Paso të Teksasit, e ngarkuar me trafik ditë e natë. Vetëm disa qindra metra në jug të saj në kodrat që rrethojnë autostradën ngrihen shtëpitë prej betoni të Huarézit.
Hezus dhe Maria Ruiz dhe e bija e tyre 19-vjeçare Liz si dhe djali 13-vjeç Hezus i Riu jetojnë në një lagje të qetë të El Pasos. Ashtu si 80 për qind e popullatës së qytetit, ata janë latino-amerikanë.
Çdo fund-javë familja kalon në anën tjetër të kufirit, jo për vizita tek miq e kushërinj, por për të ndihmuar njerëz në nevojë.
Liz Ruiz thotë:
"Sapo kalon në anën meksikane të kufirit sheh shumë njerëz rrugëve. Sheh plot njerëz të uritur, ne nevojë për ushqim, për para, për ndihmë.”
Gjatë rrugës ata duhet të mbajnë sytë hapur për trafikantë droge apo për rrezikun e rrëmbimeve, por edhe për policinë, që është në masë të madhe e korruptuar. Një orë pasi nisen nga El Paso, arrijnë në një nga lagjet më të varfra të Huarézit.
Në orën 9 të mëngjesit rreth 200 vetë mbajnë radhën në qendrën e ndihmave. Vullnetarët paketojnë oriz, konserva dhe zarzavate nëpër qese plastike. Të gjithë njerëzit në radhë hanë drekë falas dhe marrin një çantë me 10 artikuj veshmbathjeje, një palë këpucë dhe sapun e shampo.Hezus
nuk është i parrahur me varfërinë. Ai ka lindur e është rritur në Huarez. Ai
erdhi në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të paligjshme në moshën 14-vjeçare. Dallimet
ishin menjëherë të dukshme dhe e revoltuan pa masë. Ai thotë:
Por Maria, e cila ka lindur në Shtetet e Bashkuara, ia ndryshoi mendjen. Ajo shkoi për herë të parë në Meksikë 10vjet më parë, për varrimin e një të afërmi, dhe u trondit nga varfëria.
“I thashë tim shoqi ‘Duhet
të kthehem dhe të kontribuoj disi.’ Nuk kisha si të ktheja shpinën dhe të
pretendoja se s’kishte rëndësi. I thashë se doja të bëja diçka. ‘Çfarë’ më
pyeti ai. I thashë se do të dërgoja mollë, portokallë, banane dhe panine për
fëmijët në shkolla.”- thotë ajo
Shumë shpejt, pasi u përhap fjala për planet e tyre, njerëz në El Paso filluan të dhurojnë para, rroba dhe ushqim në ndihmë të shoqatës së tyre fetare të njohur si Hezus es Mana – Jezusi është Buka e Jetës. Me miratimin e autoriteteve lokale në Huaréz, Maria dhe Hezus ndërtuan një kishë dhe një qendër ndihmash në një copë tokë të braktisur në mes të një lagjeje të varfër.
Me zgjerimin e shoqatës janë shtuar edhe ambicjet e tyre. Tani ata po ngrenë një mencë për komunitetin, e bollshme për të ushqyer 500 vetë, një jetimore për 100 fëmijë dhe një shkollë tregtare.
Përse
e gjithë kjo? Sepse kur bën një fëmijë të buzëqeshë, thotë Maria, është një
ndjenjë e mrekullueshme. //mm//