Në
Kosovë, 76 subjekte politike në mesin e të cilave të paktën 20 nga
radhët e komunitetit serb janë regjistruar për të marrë pjesë në
zgjedhjet për pushtetin komunal që do të mbahen më 15 nëntor të këtij
viti. Autoritetet thanë se zgjedhjet do të organizohen edhe në tri
komuna të reja me shumicë serbe, nga pesë që janë paraparë të krijohen
me procesin e decentralizimit të pushtetit në Kosovë.