Parku Kombëtar Yosemite në Kaliforni është i njohur për malet e mbuluara me akull, kataraktet dhe luginat e thella. Ky është një nga parqet më të vjetra në Amerikë, me një histori të shkëlqyer, si dhe artifekte interesante që vazhdojnë të zbulohen edhe sot.
Me një shtrirje sa shteti Rhode Island, parku kombëtar Yosemite ka disa nga mrekullitë natyrore që thyejnë rekordet botërore. Nga 10 kataraktet më të larta në botë, dy gjenden pikërisht në këtë park. El Capitani magjepsës është formacioni më i madh i granitit që ekzizton në botë dhe natyrisht më mbresëlënësi.
Me një lartësi prej rreth 1200 metrash mbi tabanin e luginës, El Capitani është një ndër shumë masivet stoike monolite që rrethojnë luginën. Ashtu si luftëtarët e paepur, ata mbajnë gjurmët e erozionit të vazhdueshëm glacial në formë çarjesh dhe gërvishtjesh. Secili prej tyre ka karakteristikat e veta dhe sipas bestytnive të amerikanëve autoktonë, secili prej tyre ka shpirtin e tij.
Dhe aty ndajnë lavdinë me këto masive gjigande, kataraktet e parkut Yosemite. Rrjedhat e shdritëshme të borës së shkrirë derdhen mbi shpatet shkëmbore, duke formuar këto ujvara të veçanta, një fenomen i pazakontë në natyrë, por që është i përhapur në Yosemite.
Kaskada më e madhe e luginës është Katarakti Yosemit. Rënia e tij nga një lartësi prej 800 metrash e bën atë ujvarën e dytë më të lartë në botë, 13 herë më të lartë se sa Katarakti i Niagarës.
Emri Yosemite vjen nga indianët Miwok që do të thotë ari i madh ngjyrë kafe. Emrat e shumicës së pikave të veçanta të parkut dhe pjesa më e madhe e folklorit të luginës i atribuohen fiseve të ndryshme që banonin dikur në këtë zonë.
Në vitin 1864, Presidenti Abraham Linkoln nënshkroi ligjin për mbrojtjen e Luginës Yosemite. Ajo ishe hera e parë që qeveria përcaktonte një sipërfaqe toke si rezervat natyror.