Në Kosovë, policia ka arrestuar një pjesëtarë të komunitetit serb nën dyshimet për përfshirje në krime lufte. Tash për tash nuk janë dhënë shumë hollësi rreth këtij rasti, por policia dyshon se i arrestuari ishte i përfshirë në krime gjatë luftës së viteve 1998 - 1999 në rrethinën e Prizrenit në Kosovën perëndimore, ku edhe është arrestuar.