Në Shqipëri po punohet për  një sistem të ri adresash

Zyrtarë të qeverisë dhe ata të pushtetit vendor po punojnë për të ngritur në Shqipëri një sistem të ri adresash, pas rritjes dhe zhvillimit të qyteteve nga ndërtimet e shumta. Bashkitë po bëjnë gati hartat dhe sistemet e numërtimit, ndërkohe që ka përfunduar plotësisht procesi i emërtimit të të gjithe shesheve dhe rrugëve të vendit.