E ardhmja e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë e ka reduktuar thuajse dhjetëfish stafin e tij në terren. Shefi i personelit të këtij misioni, Robert Sorenson, parashikon se prania e OKB-së në vend do të vazhdojë për aq kohë sa Kosova do të vazhdojë të jetë një çështje me interes për komunitetin ndërkombëtar. Zoti Sorenson shton se pavarësisht nga prania e dy misioneve në Kosovë, detyrat e UNMIK-ut nuk përplasen me ato të EULEX-it, pasi të dyja këto misione mbulojnë nevoja të ndryshme.