Klinton: SHBA të gatshme të angazhohen në Iran 

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton thotë se Shtetet e Bashkuara mbeten të gatshme të angazhohen me Iranin, por paralajmëron se kjo mundësi nuk do të mbetet e hapur përgjithmonë.

Në pjesë të fjalimit që mbahet sot në Uashington, zonja Klinton thotë se është koha që Irani të veprojë menjëherë.

Ajo thotë se Shtetet e Bashkuara e kanë ndjekur me admirim energjinë e zgjedhjeve në Iran, por u shkurajuan nga shtypja e dhunshme e qeverisë ndaj demonstruesve që protestonin ndaj rizgjedhjes së debatueshme të presidentit Mahmud Ahmadinexhad. Ajo thotë se qeveria është përpjekur t'i fshehë veprimet e saj duke arrestuar shtetasit e huaj, duke nxjerrë jashtë vendit gazetarët dhe duke prerë qasjen ndaj teknologjisë. Ajo i përshkruan veprimet si të papranueshme.

Zonja Klinton thotë se refuzimet e mëparshme të Shteteve të Bashkuara për t'u angazhuar me Iranin nuk kanë pasur sukses në parandalimin e Teheranit për të prodhuar armën bërthamore, në uljen e përkrahjes së Iranit ndaj terrorizmit, apo në përmirësimin e mënyrës si i trajton Irani qytetarët e vet. Ajo thotë se Irani mund të luaj rol konstruktiv në rajon nëse nuk vazhdon t'i kërcënojë fqinjët e vet dhe nuk mbështet terrorizmin. //iç//