Parlamenti
i Kosovës miratoi sot në parim projektligjin për luftën kundër
korrupsionit, ndonëse projektligjit i ofruar nga qeveria e Kosovës
nxiti reagime të shumta të deputetëve opozitarë. Miratimi i
projektligjit ndodh në një periudhë të shtimit të shqetësimeve për
shkallën e lartë të korrupsionit në vend, shkallë kjo e cila është
përfshirë edhe në raportet e shumë organizatave ndërkombëtare.//lk