Tentativë për atentat kundër Presidentit të Ingushetisë

Presidenti i republikës ruse të Ingushetisë, në Kaukazin Verior, është plagosur rëndë në atë që zyrtarët e cilësuan një sulm vetëvrasës me bombë ndaj autokolonës së tij.

Autoritetet thanë se Presidenti i Ingushetisë, Yunus Bek Jevkurov, po shkonte sot në mëngjes në punë, pranë qyteti të më të madh të vendit, Nazran, kur autori i sulmit u afrua me makinën-bombë dhe e hodhi në erë. Presidenti mundi të shpëtojë, por të paktën një person u vra dhe disa të tjerë u plasogën.

Zoti Yevkurov u shtrua në spital, në gjendje serioze, por autoritetet ruse thonë se nuk është në rrezik për jetën. Agjencia ruse e lajmeve Itar Tass njoftoi se ai u operua me sukses dhe se do të dërgohej me avion në Moskë për mjekim të mëtjeshëm.

Presidenti rus Medvedev e dënoi sulmin si akt terrorist. Ai e emëroi Jevkurovin në postin e Presidentit, vitin e kaluar pasi shkarkoi presidentin e mëparshëm.