Në raportin e Departamentit Amerikan të shtetit për trafikimin e
qenieve njerëzore, thuhet se Kosova vazhdon të jetë burim, vend
kalimtar por edhe destinacion për trafikimin e femrave dhe fëmijëve për
shfrytëzim seksual. Në raport kritikohet qeveria se nuk po e përmbush
në tërësi as minimumin e standardeve për të eliminuar trafikimin, edhe
pse po bën hapa thelbësorë në këtë drejtim. Drejtues të qeverisë së
Kosovës thanë sot se raporti pasqyron edhe shqetësimet e institucioneve
të vendit për këtë dukuri.