Fushata zgjedhore në jug të Shqipërisë

Fushata për zgjedhjet e 28 qershorit po ngjall komente të ndryshme në rrethet e analistëve në Jug të Shqipërisë. Sipas tyre programet ekonomike nuk po shpalosen në nivelet rajonale apo lokale , ndërsa subjektet politike po i qëndrojnë larg trajtimit të zgjidhjes së cështjes së pronave.