Sipas disa studimeve në Gjermani dhe në SHBA del se rreth 25 përqind e aksidenteve automobilistike në autostrada janë rezultat i shofereve që i merr gjumi në timon. Për t'i dhënë përgjigje këtij problemi, prodhuesi suedez i makinave, Volvo, ka arritur të krijojë një sistem paralajmërimi për shoferët që ndihen të lodhur nga pagjumësia.
Në Belgjikë po zhvillohen edhe provat për këtë novacion teknologjik që do të
revolucionarizojë industrinë automobilistike me synim kryesor sigurinë e
shoferit dhe të pasagjerëve. Ndiqni Ditarin nesër për t'u njohur më shumë me të rejat nga teknologjia.