Papa kremton meshën e së dielës në Jordani

Papa Benedikti kremtoi meshën e së dielës në Jordani para mijëra të krishterëve të ardhur nga e gjithë Lindja e Mesme.

Rreth 50 mijë vetë morën pjesë në meshën e mbajtur nga Papa në Stadiumin e Amanit. Më pak se dy përqind e popullatës kryesisht myslimane të Jordanisë janë katolikë.

Papa Benedikti i bëri thirrje të krishterëve të mbrojnë fenë e tyre dhe tha se bashkësia katolike është e shqetësuar nga vështirësitë në rajon.

Kjo është vizita e parë në Lindjen e Mesme e Papës në cilësinë e Drejtuesit të Kishës Katolike Romane. Jordania ishte ndalesa e parë e vizitës së Papës në rajon. Gjatë qëndrimit treditor atje Papa u takua me Mbretin Abdullah dhe udhëheqësit fetarë myslimanë.

Ai po kështu vizitoi një xhami dhe objekte fetare të shënuara në Bibël. //ek