Në fshatin Trush të Shkodrës, tre vëllezerit Alijahaj kanë ndërtuar një nga fabrikat me moderne të përpunimit të qumështit. Vëllezerit Alijahaj përpunojnë qumështin e bashkëfshatarëve të tyre të Trushit, një zonë kjo e njohur për zhvillimin e blegtorisë. Vitet e fundit, në Shqipëri është zhvilluar me ritme të shpejta industria e përpunimit të qumështit, duke plotësuar thuajse të gjithë nevojat e tregut vendas. Por, siç thonë pronarët e fabrikës së Trushit, këtë vit ata po ndeshin veshtirësi në treg edhe për shkak të uljes së fuqisë blerëse.