Kush e ka pushtetin në Rusi, presidenti apo kryeministri?

Sot (7 maj) mbushet një vit që kur Vladimir Putin i kaloi presidencën e Rusisë Dmitri Medvedevit, pasardhësit që caktoi vetë dhe që u zgjodh më 1 mars 2008.

Por edhe një vit më pas, nuk është e qartë se sa pushtet ka në të vërtetë zoti Medvedev dhe nëse në pushteti është në fakt në duart e Kryeminsitrit Putin. Dmitri Medvedev bëri betimin më 7 maj 2008 dhe atij iu dorëzua valixhja me kodet strategjike bërthamore të Rusisë.

Atëhere ai bëri edhe premtimin e parë në shumë të tilla për zhvillimin e ekonomisë së vendit dhe respektimin e të drejtave civile.

Brenda dy orëve ai emëroi gjithashtu paraardhësin dhe instruktorin e tij, Vladimir Putin, si kryeministër. Një vit më vonë, kontributi i zotit Medvedev për legjislativin është tepër i pakët.

Kontributi i tij më i madh ishte një amendament kushtetues për zgjatjen e mandatit të presidentit, që disa e shikojnë si diçka që i shërben zotit Putin, që besohet se syon t’i rikthehet presidencës së Rusisë. Kritikët si Sekretari i Partisë Komuniste, Gennady Zyuganov, shprehen me rezerva për presidentin e Rusisë. "Medvedevi ka bërë shumë deklarata inkurajuese, nga lufta kundër korrupsionit tek nevoja për dialog. Madje ai paraqiti edhe në projekt-ligj për t’i dhënë opozitës kohë në televizion. Por në fakt nuk shiket zbatimi praktik i tyre nga qeveria, ministrat, apo autoritetet rajonale”.

Zoti Medvedev është vlerësuar, megjithëse me rezerva, për deklaratat e tij për reformat demokratike dhe për takimet me aktivistë të të drejtave të njeriut, por ata vënë në dukje se trajtimi policor i tyre vazhdon. Masha Lipman, redaktore e revistës Pro et Contra të Qendrës Karnegi të Moskës thotë se takimet nuk e zbusin aspak sundimin e Kremlinit. "Mesazhi është pak a shumë ky: në se kemi ide kritike ejani dhe mi parashtoni mua. Mos e shqetësoni publikun, mos nxisni ndjenja jo të mirëpritura në publik”.

Gjatë fushatës presidenciale të vitit të kaluar, Vladimir Putini tha se Dmitri Medvedevi do të vazhdonte politikat e suksesshme ekonomike të administratës së tij.

Bursa ruse reagoi pozitivisht duke kapur shifrën më të lartë në dy javë ditën e inaugurimit të tij. Por që prej atëhere ekonomia ka rënë.

Megjithëse e paranon gjendjen e vështirësuar të ekonomisë dhe ineficiencën e sistemit financiar, zoti Putin thotë se përgjegjësia është jashtë vendit dhe jo tek udhëheqësit e Rusisë. "Intoksinimi i ekonomisë me para të pavlefshme dhe huatë e këqia në Shtetet e Bashkuara kanë krijuar një reaksion zinxhir, kanë paralizuar sisteimin financiar dhe kanë shkaktuar mosbesimin global tek tregjet, që natyrisht kanë prekur sektorë të rëndësishëm të ekonomisë”.

Pra kush është në pushtet në Rusi? Zotit Medvedev iu bë kjo pyetje në një konferencë shtypi një ditë pas zgjedhjes së tij më 1 mars 2008.

"Në bazë të kushtetutës të Federatës Ruse, politika e jashtme përcaktohet nga presidenti”.

Tank Por gjatë krizës më të madhe të politikës së jashtme të Rusisë vitin e kaluar, konfliktit në Gjeorgji në gusht, ishte Kryeministri Putin dhe jo Presidenti Medvedev, që flutoroi paksa në veri të zonës së konfliktit për të forcuar moralin e trupve dhe për të dhënë urdhëra.

Masha Lipman thotë se pushteti në Rusi është i bazuar jo në institucionet qeveritare, por në një marrëveshje informale prapa skenës. "Kush emëroi dhe kë emëroi? Kush është klienti i kujt? Ndaj kujt e shprehin njerëzit besnikërinë? Lipman thotë se Vladimir Putini, mengjithëse nuk është president, është duke e mbajtur me sukses pushtetin nëpërmejt ushtrimit të kontrollit mbi agjenitë me kompetencat më kritike, përshirë ushtrinë dhe sigurimin e shtetit. Sipas rezultateve të një sondazhi të Agjencisë Canadian GlobeScan dhe redaksisë së BBC-së në rusisht 15% e rusëve besojnë se zoti Medvedev mban në fakt pushtetin.

Ky rezultat është 3% më i lartë se sa rezultati i sondazhit të shkurtit nga Qendra Levada e Moskës. Të dy sondazhet tregojnë se rreth 50% e rusëve mendojnë se presidenti dhe kryeministri e ndajnë barabar pushtetin.