Shqipëria hyn në fushatë elektorale para afatit të majit

  • Armand Mero
    Tiranë

Shqipëria ka hyrë në fushatë elektorale për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, ndonëse zyrtarisht ajo do të duhet të hapet në muajin maj

Kryeministri Berisha dhe ministrat e tij po zhvillojnë takime në qyetete të ndryshme të vendit. Socialistët kanë nisur prezantimin e programit të tyre qeverisës. Po ashtu edhe kryetarët e partive të tjera të të dy kampeve po zhvillojnë kudo takime të njëpasnjëshme. Klima elektorale ndjehet jo vetëm në rritjen e tonit të akuzave të ndërsjellta por dhe në shpalosjen e premtimeve që partitë po bëjnë për katër vitet e ardhshme.

Ndërkaq, ethet e fushatës po shoqërohen edhe nga debatet e nxehta lidhur me problemin e pajisjes së qytetarëve me leternjoftimet e reja, ku pika kulmore është problemi i perosnave të cilët nuk kanë pasaportë e që për të patur mundësi për të votuar duhet domosdoshëmrisht të kenë dokumentin e ri të identifikimit.//lk