Koreja e Veriut i ka urdhëruar vëzhguesit ndërkombëtarë në objektin e vet kryesor bërthamor, të largohen nga vendi, pas kërcënimeve se do të riaktivizojzë një reaktor për pasurimin e plutoniumit.
Agjencia Bërthamore e OKB-së sot lëshoi një deklaratë, ku thuhej se Koreja e Veriut i ka kërkuar insepktorëve të vet t'i heqin vulat e izolimit nga pajisjet në objektin e Jongbjonit dhe të largohen nga vendi pa humbur kohë. Agjencia japoneze e lajmeve Kiodo citoi një zyrtar amerikan të ketë thënë se nga Pheniani janë larguar edhe vëzhguesit amerikanë. Sot, në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të publikuar nga Agjencia Koreane e Lajmeve thuhej se Pheniani ka në plan ta rifillojë programin bërthamor dhe të largohet nga bisedimet 6-palëshe.
Deklarata ishte
reagim ndaj një deklarate të Këshilllit të Sigurimit të OKB-së, që e
dënoi hedhjen e raketës me rreze të gjatë veprimi, e cila fluturoi mbi Japoni
në fillim të muajit. Vendet që marrin pjesë në diskutimet 6-palëshe reaguan
ndaj deklaratës së Pheninit, duke i bërë thirrje të kthehet në tryezën e
bisedimeve.
Në Washington, Shtëpia e Bardhë tha se Koreja e Veriut duhet t'i çmontojë nën vëzhgimin e inspektorëve ndërkombëtarë objektet bërthamore, në se do të rifitojë besimin e komunitetit ndërkombëtar.//rd//