Intervistë me Ilir Metën

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim ndodhet këto ditë në Uashington për të kërkuar më shumë vëmendje ndaj proçesit të zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit.

Nesër në emisionin televiziv Ditari, Zëri i Amerikës do të zhvillojë një intervistë me zotin Ilir Meta për të mësuar më shumë rreth objektivave të partisë së tij në këto zgjedhje dhe për hapësirat e mundshme të një bashkëpunimi të të majtëve.