Presidenti Obama: arritjet në Ballkan ende të  brishta

Në një konferencë shtypi pas takimit të NATOs, duke folur për Ballkanin, presidenti Obama shprehu shqetësim për ndikimin që mund të ketë kriza ekonomike globale tek konsolidimi i paqes në Ballkan.

"Falë NATO-s, ndihmës së Evropës dhe punës së vetë popujve të këtij rajoni, gjendja sot është më e qëndrueshme. Por një pjesë e arritjeve janë ende të brishta".

Presidenti Obama shprehu shqetësim për ndikimin që mund të ketë kriza globale për aftësinë e këtyre vendeve për të qëndruar të fokusuara në forcimin e paqes dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përmes negociatave. Kjo nuk është tipike vetëm për Ballkanin, tha ai, ndodh kudo në botë.

Siç u tha në takimin e 20-shes, vazhdoi ai, ajo që fillon si krizë financiare mund të shndërrohet në një krizë më të gjerë ekonomike, sociale, por edhe politike. Për Bakllkanin, theksoi presidenti Obama, duhet që ekonomitë e vendeve të tij të stabilizohen gjatë kësaj kohe krizash, pasi kjo do të ndihmojë për procesin e pajtimit politik.//kk//