Në Kosovë autoritetet paralajmërojnë miratimin e një ligji të veçantë për familjet e personave të zhdukur gjatë luftës, të cilët përballen me shumë vështirësi për shkak të fatit të pandriçuar të të afërmeve të tyre.
Paralajmërimet pasuan shqetësimet e Komisionerit të Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut, Tomas Hammarberg, që e cilësoi çështjen e të zhdukurve si një problem që duhet të jetë përparësi e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare në Kosovë.//lk