Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të debatojë nesër për zhvillimet e tre muajve të fundit në Kosovë.
Udhëheqësit politikë dhe analistët thanë se Këshilli i Sigurimit duhet të përmbyllë mandatin e UNMIK-ut në Kosovë, ndërsa shprehen të inkurajuar nga raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon, i cili thekson se shqiptarët e shohin UNMIK-un si pengesë për funksionimin e vendit si shtet sovran.//lk