Zyrtarë të policisë në Kosovë thanë se dy shpërthime kanë ndodhur mbrëmë në pjesën veriore të Mitrovicës por pa pasoja në njerëz. Sipas policisë shpërthimet kanë ndodhur në një lagje me popullatë të përzier e njohur si “Lagja e boshnjakëve”.
Shpërthimet kanë shkaktuar dëme të vogla materiale, ndërsa policia beson se bëhet fjalë për granata dore, të cilat janë hedhur në afërsi të një ndërtese shumëkatëshe në këtë lagje, e cila është ndërtuar nga qeveria e Serbisë.
Policia thotë se po kryen hetime por ende nuk mund të thuhet asgjë për motivet apo autorët e mundshëm të shpërthimeve.
Gjendja
në këtë zonë vlerësohet e qetë por me tensione. Në fillim të janarit
një seri shpërthimesh ndodhën në veriun e Mitrovicës të banuar me
shumicë serbe, zonë e kundërshtimeve më të ashpra ndaj pavarësisë së
Kosovës. //iç//