Ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiç tha se vendi i tij e ka humbur besimin tek NATO-ja si pasojë e punës së NATO-s me Forcën e Sigurisë së Kosovës.
NATO-ja nisi stërvitjen zyrtare për 300 anëtarë të forcës së sigurisë javën e kaluar, plot një vit pasi Kosova shpalli pavarësinë.
Duke folur për gazetën "Blic", zoti Jeremiç tha se forca e sigurisë bie ndesh me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së rezolutë që i dha fund konfliktit në Kosovë.
Zoti Jememiç tha gjithashtu se Beogradi është për momentin më afër Rusisë nga ana diplomatike sesa Shteteve të Bashkuara.
Vitin e kaluar Beogradi fitoi mbështetjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së mbi kërkesën e saj lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ende nuk është vendosur se kur do të shqyrtohet kjo çështje. //ek//