Sllovakia do të fillojë të përdorë zyrtarisht Euron sot në mesnatë, një lëvizje që analistët thonë se do ta ndihmojë vendin që t’i bëjë ballë dobësimit të ekonomive evropiane.
Media slovake vlerësoi nxjerrjen nga përdorimi të Korunës çeke. Sllovakia, një vend me mbi 5 milionë banorë, do të bëhet vendi i 16-të që miraton Euron që nga dalja e saj në qarkullim para 10 vjetësh. Duke filluar nga nesër, mbi 300 milionë banorë të kontinentit do të përdorin Euron.
Kriza ekonomike globale ka goditur vendet më të vogla që nuk përdorin Euron.
Hungaria u detyrua para disa muajsh të pranonte një paketë shpëtimi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.//kk//