Presidenti i zgjedhur Barak Obama dhe simboli i Abraham Linkolnit

Presidenti i zgjedhur Barak Obama do të bëjë betimin si presidenti i 44 i Shteteve të Bashkuara me Biblën që përdori Abraham Lincolni kur bëri betimin e tij më tepër se 1 shekull më parë. Bibla e Lincolnit ndodhet në koleksionin e Bibliotekës së Kongresit dhe iu presantua media këtë javë.

"Ideja e qeverisë së popullit, nga populli dhe për popullin nuk është shuar nga kjo botë…”


Natën e zgjedhjeve, presidenti i zgjedhur Barack Obama lexoi këtë thënie nga fjalimi i famshëm i Getisburgut i Presidentit Abraham Lincoln.

Por referencat e tij për Linkolnin nuk mbetën vetëm me këtë thënie.

Kjo Bible që Presidenti Lincoln përdori për inaugurimin e tij, do të përdoret tani nga zoti Obama kur ai të bëjë betimin për në Shtëpinë e Bardhë në muajin janar.

Presidenti Lincoln njihet për misionin që ndërmori për heqjen e skllavërisë në mesin e shekullit të 19.

Bibla e Lincolnit është pjesë e koleksionit të librave të rrallë në Bibliotekën e Kongresit në Washington. Clark Evans është shef i njërit prej seksioneve.

"Ka një lidhje të dukshme mes Linkolnit, emancipuesit të madh dhe faktit që presidenti i parë afrikano-amerikan do të përdorë për betimin Biblën që u përdor nga Linkolni".

Bibla u ble posaçërisht për betimin e Linkolnit në vitin 1861 nga një sekretar i Gjykatës së Lartë amerikane. Vula e gjykatës tregon se kjo është pikërisht ajo bibël historike. Zoti Evans thotë se zakonisht Bibla nuk nxirret për ta parë publiku me përjashtim të rasteve si ky.

"Një nga bukuritë e kësaj koincidence është se vetëm pak javë pas inaugurimit do të jetë 200 vjetori i lindjes së Abraham Lincolnit".

Komisioni i Inaugurimit presidencial thotë se zoti Obama do të jetë presidenti i parë që bën betimin me këtë Bibël që prej 150 vjetësh kur ajo u përdor nga Linkolni. //iç//