Në Shqipëri parlamenti pritet të marrë sot në shqyrtim ligjin për pastëritinë e figurave të zyrtarëve të lartë. Projekti është kundërshtuar ashpër nga opozita.
Sipas kryetarit socialist Edi Rama, ai
është mekanizëm interesash klanore, shkel kushtetutën dhe synon të
godasë prokuorët dhe gjyqtarët që po hetojnë dosjet qeveritare.
Kryeministri Berisha i hodhi poshtë këto akuza si të paqenë duke thënë
se zoti Rama po merr në mbrojtje xhelatët e diktaturës dhe konfirmoi
vendosmërinë për miratimin e ligjit.