Adminsitrata e Presidentit Bush dhe ligjvënësit demokratë arritën një marrëveshje fillestare për t’i dhënë një hua urgjente prej 15 miliardë dollarësh industrisë amerikane të makinave në krizë. Marrëveshja u arrit mbrëmë vonë, pas disa ditë negociatash intensive.
Sipas marrëveshjes, kompanive kryesore të prodhimit të makinave Ford, General Motors dhe
Chrysler do t’i jepen 15 miliardë dollarët, në mënyrë që të vazhdojnë
punën për disa muaj. Marrëveshja kërkon krijimin e postit të një zyrtari
qeveritar që do ta mbikqyrë programin e huasë. Huaja mund të anulohet
nga zyrtari, në se të tre kompanitë nuk propozojnë deri më 31 mars të
2009-ës, plane për ristrukturimin e tyre.Marrëveshja do të votohet
ndoshta që sot në Kongres.//lk