42 vjeçarja Gao Shuhuan ka jetuar në këtë shtëpi për afro gjysmën e jetës së saj.“Kjo është shtëpia ime. Brenda gjysmë ore, do të shkatërrohet me forcë. Po e shembin pa na paguar asnjë qindarkë kompensim”.
Turmat grumbullohen nga të dyja anët e një rreshti rojash sigurie që janë thirrur për të mos lejuar njerëzit të afrohen.
Bulldozeri fillon punën. Shtëpia ku kishin banuar Gao dhe familja e saj për dy dekada nuk mund ta përballojë fuqinë e makinës. Për më pak se 20 minuta shtëpia e saj u kthye në rrënoja.
Në Kinë, një vend që po modernizohet me shpejtësi, episode të tilla janë bërë pamje e zakonshme. Por nuk ndodh aq shpesh që një shembje e tillë të regjistrohet në video. Kameramanët e huaj nuk lejohen të filmojnë, për shkak të ndjeshmërisë së skajshme të kësaj çështjeje. Vetëm kohët e fundit, dy fotoreporterë kinezë u rrahën kur u përpoqën të fotografojnë shkatërrimin e një shtëpie në Pekin.
Shtëpia e Gaos ishte në distriktin Fengtai të Pekinit. Zyrtarët e Fengtait nuk pranuan kërkesa për një intervistë. Por në një deklaratë dërguar me faks, ata thanë se zona ku ishte shtëpia e
Gaos po kthehej “në mënyrë të ligjshme në një tokë shtetërore” dhe do të përdoret për “strehim dhe zhvillim”Juristi Mo Shaoping thotë se humbja e shtëpive nga njerëzit e zakonshëm është një burim i konsiderueshëm trazirash sociale në Kinë.
“Nëse si qytetar, pasuria jote private nuk respektohet dhe mbrohet, shoqëria nuk do të jetë e qëndrueshme ose me harmoni”.
Mo thotë se më shumë se gjysma e njerëzve që shkojnë në Pekin për të paraqitur ankesa tek qeveria qendrore për çështje strehimi apo konfiskim toke.
Rregullat e reja u dhanë banorëve të drejtën të ngrenë akt-padi nëse mendojnë që kompensimi nuk është i drejtë. Megjithatë Mo thotë se gjykatat zakonisht nuk marrin vendime në favor të atyre që paraqesin anketa, kështuqë vetëm në pak raste sië thotë ai, ata arrijnë të fitojnë.
Procesi ligjor është një përvojë tjetër traumatike që e pret Gaon.
“S’më besohet që është e vërtetë. Do të doja që të ishte ëndërr”.
Dhe
ndërsa pret që gjykata të pranojë çështjen e saj, ajo e di që edhe nëse vendimi
ligjor do të jetë në favor të saj, nuk do t’ia rikthente shtëpinë e
shkatërruar. //rd//