Përfaqësuesi
ndërkombëtar në Bosnje-Hercegovinë paralajmëroi Këshillin e Sigurimit të OKB-së
se integrimi i Bosnjes në komunitetin eruo-atlantik ka ngecur si rezultat “i axhendës
nacionaliste” që ende dominon në debatin politik të vendit.
Diplomati sllovak Miroslav Lajçak i tha Këshillit të Sigurimit se udhëheqësit politikë të Republikës Serbe të Bosnjes dhe Federatës Myslimano-Kroate i kanë ashpërsuar qëndrimet e tyre kohët e fundit.
Por zoti Lajçak foli me tone veçanërisht kritike lidhur me zhvillimet e fundit në Republikën Serbe të Bosnjes dhe dënoi thirrjet e saj për një referendum kombëtar për shkëputje nga Bosnja.
Ai nënvizoi gjithashtu dështimin e Republikës Serbe të Bosnjes për të bashkëpunuar me Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë Ndërkombëtar si dhe paraqitjen e asaj që e cilësoi si një akt-padi e sajuar ndaj një përfaqësuesi amerikan në Bosnje si dhe zyrtarëve të tjerë të lartë ndërkombëtarë e boshnjakë.
Kreu i Këshillit Ministrave të Bosnjes Nikola Spiriç e cilësoi raportin e zotit Lajçak si të njëanshëm, ndërsa Rusia e cilësoi si alarmist. //ad//