Misioni i Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë në Kosovë zyrtarisht e fillon punën të martën më 9 dhjetor. Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Havier Solana, ka thënë me këtë rast se EULEX-i do të jetë me rëndësi thelbësore për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Prishtina ka bërë thirrje për mbështetje ndaj këtij misioni ndërsa ka kërkuar që shtrirja e tij të ndodhë sa më parë në veriun e vendit, skenë e kundërshtimeve më të ashpra ndaj pavarësisë së Kosovës.//lk