Kush është Timothi Gaitnër, kandidati për Sekretar të Thesarit

Si president i Rezervës Federale të Nju Jorkut, Timothi Gaitnër ka qënë mjaft i angazhuarnë përpjekjet për shpëtimin e sistemit financiar të Shteteve të Bashkuara.

Zoti Gaitnër kryeson degën e bankës qendore amerikane që shërben si monitoruesee tregjeve kritike financiare.

Ai është mes atyre zyrtarëve,të cilët janë përpjekur të gjejnë mënyrat më efektive për përdorimin e paketës së shpëtimit financiar prej 700 miliardë dollarësh që ka miratuar Kongresi. Zoti Gaitnër është kritikuar për programin e hartuar për të ndalur rënin e theksuar ekonomike.

Geitnër është gjithashtu një nga zyrtarët e bankës qendrore që përcaktojnë interesat bankare dhe marrin vendime se si të mbajnë nën kontroll inflacionin dhe papunësinë.

Zoti Gaitnër ka punuar më parë në Fondin Monetar Ndërkombëtar, në Departamentin amerikan të Thesatit i ngarkuar për çështjet ndërkombëtare dhe studjues në dy institute kërkimore.

Aiështë i regjistruar si i pavarur, por ishte republikan kur punonte në Departamentin e Thesarit në vitet 80-të në administratat e presidentëve Ronald Regan dhe Xhorxh Bush.

Thimothi Gaitnër është diplomuar nga Kolegji Dartmuth College dhe Universiteti Xhons Hopkins. Ai ka studjuar gjuhët kineze dhe japoneze dhe ka jetuar në Afrikën Lindore, Indi, Tailandë, Kinë dhe Japoni.(ze)