Kriza financiare dhe ndikimi i saj në tregun europian të verës


Ndërkohë që bota është zhytur në një krizë financiare dhe kur tregjet botërore të aksioneve kanë treguar paqëndrueshmëri dhe rënie të frikshme, shumë njerëz po kërkojnë mënyra të reja dhe të ndryshme për të investuar paratë e tyre. Shumë njerëz po shtrojnë pyetjen, nëse vera është ari i ri dhe se qilarët e verës janë të sigurta krahasuar me një bankë.


Federata franceze e prodhuesve të verës thotë se eksportet e rajonit Burgundy kanë rënë me 9 përqind. Prej vitesh tregjet evropiane të verës kanë patur probleme.

Sipas parashikimeve, deri në vitin 2015 Franca do të humbasë vendin si një nga prodhuesit kryesorë të verës për t’u renditur pas Spanjës, me një humbje mestare rreth 1.8 përqind në vit.

Konsumimi i verës së kuqe në Francë ka rënë me 2.6 përqind në vit në tetë vitet e fundit. Ndërsa eksportet, që zënë 80 përqind të tregut francez të verës, pritet të bien me 1 përqind në vit.


Në këtë rajon organizohen disa aktivitete të veçanta që përdoren për parashikuar nëse çmimet do të ngrihen apo bien në muajt në vazhdim. Qyteti Beaune në Burgundy është një nga organizatorët.

Ankandi i verës konsiderohet si tregues për çmimet e verës. Fuçitë e verës në ankandin e këtij viti ishin më të pakta se një vit më parë, rreth 544, si rezultat i motit të keq dhe sjelljes në ankand vetëm të verërave organike dhe atyre të kualitetit të lartë.

Piter Hellman është me revistën "Spektatorët e Verës" dhe ka udhëtuar nga Nju Jorku për të marrë pjesë në ankand.

“Çmimet kanë më shumë rendësi këtë vit sepse tregjet financiare gjenden në krizë tani dhe askush nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas. Vite më parë kishte një ndenjë të përgjithshme se gjithçka ishte në rregull. Ndërsa sivjet duket se çmimet do të jenë më të ulëta.” - thotë ai

Ndërkohë që vazhdon ankandi duket qartë se kriza ka goditur edhe industrinë e verës. Këtë vit në ankand, sasia e shitjeve ishte vetëm 3,5 milion dollarësh, një renie 26 përqind krahasuar me vitin e kaluar.

Vera më e shtenjtë blihet për 63,900 dollarë ose 50 mijë euro nga një pronar hoteli, skocezi James Thompson. Një vit më parë e njejta verë kushtonte 65 mijë euro ose 83 mijë dollarë amerikanë.

Peter Mansell, specialist për verën, thotë se çmimet kanë filluar të bien vetëm kohët e fundit. Në ditët e para të krizës financiare, investitorët duket se mendonin se ende mund të kishte fitime nga vera dhe se mund të ishte një investim i mirë.

“Deri para dy muajsh, ne kishim një shitje të madhe në Londër të verës së njohur Bordo të vitit 2000...tejet e njohur për kualitetin dhe investimin dhe çmimet ishin tejet të fuqishme. Përshembull ne shitëm një arkë me 12 shishe Chateaux Lafitte për 13,500 dollarë. Por që nga ajo kohë çmimet kanë rënë.” - thotë ai

Por George De Nemeskeri-Kiss me Shkollën e Biznesit EM Lyon, thotë se nuk e sheh të përshtatshëm investimin në tregun e verës.

“Nuk do të investoja në blerjen e verës për ta patur si mjet përfitimi, kryesisht nëse përballemi me rrezikun e rënies së tregjeve, çfarë nenkupton renie të nivelit të çmimeve. Në këtë rast, nga vera nuk ka përfitime interesi dhe ka shpenzime për magazinim. Nga ana tjetër, edhe nëse rriten çmimet, kostoja e shitjes së verës është e lartë. Kështu që nëse druhesh nga bankat, më mirë ble flori në vend të verës.”

Pierre Foiller ka një dyqan vere në Lyon. Ai mendon se tregu i verërave të shtrenjta mund të mos preket nga kriza që është përfshirë bota. Ai mendon se ngaqë verërat e shtrenjta janë të pakta, edhe çmimet do të mbeten të larta.

Megjithëse opninionet janë të ndryshme rreth ndikimit të krizes financiare në tregun e verës, një gjë është tejet e sigurtë...konsumimi i pijes tejet të preferuar do të varet nga të ardhurat e blerësve të cilës po japin sinjale jo shumë të pëlqyeshme. //mm//