Citigroup shkurton 50 mijë vende pune në mbarë botën

Ekonomia globale në vështirësi ka detyruar Citigroup, bankën e katërt më të madhe në Shtetet e Bashkuara, të shkurtojë 50 mijë vende pune në mbarë botën.

Gjigandi i bankave njoftoi sot se po shkurton 14 përqind të puqisë punëtore për të pakësuar një të pestën e shpenzimeve.

Lajmi pasoi informacionet nga Tokio për rënien e ekonomisë zyrtarisht në recesion.

Ekonomia e Japonisë, e dyta më e madhe në botë, ra me zero presj një përqind në tremujorin e fundit.

Problemet ekonomike bënë që kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar të thotë se ky grup ka nevojë për 100 miliardë dollarë në gjashtë muajt e ardhshëm për të ndihmuar vendet në vështirësi. //rd//