Përfaqësues
ndërkombëtarë në Kosovë thanë se do të vazhdojnë përpjekjet për të
siguruar kushtet për fillimin e funksionalizimit të Misionit të
Bashkimit Evropian për Policinë dhe Drejtësinë në vend. Ata thanë se do
të vazhdojnë bisedimet me udhëheqësit politikë të Kosovës, të cilët
refuzuan kushtet e vendosura nga Beogradi për shtrirjen e këtij misioni
edhe në zonat e banuara me pjesëtarë të komunitetit serb.//lk