Sipas gazetës “Uashington Post”, Presidenti i zgjedhur Barack Obama po shqyrton mundësinë e një politike më rajonale ndaj luftës në Afganistan, e cila mund të përfshinte bisedime me Iranin. Gazeta citon këshilltarë të paidentifikuar të zotit Obama të cilët thonë gjithashtu se ai synon të dërgojë mijra trupa të reja amerikane në Afganistan. Gazeta thotë gjithashtu se zoti Obama ka në plan të intensifikojë kërkimin e Osama bin Ladenit. Gazeta citon njërin nga këshilltarët e Obamës, sipas të cilit bin Ladeni është armiku i Amerikës dhe duhet të jetë objektivi i saj kryesor. Zoti Obama ka deklaruar se do t’i japë fund luftës në Irak dhe do të mposhtë al-Kaidën dhe Talebanin në Afganistan. //ii